Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se, afati kalimtar për lojtarë/e vendorë dhe të huaj/a, fillon më 20 Dhjetor (e hënë), ndërsa do të përfundojë më 30 Dhjetor në ora 16:00.
Të gjitha transferimet e lojtarëve/eve duhet të paraqiten në postën elektronike, duke respektuar procedurat e afatit kalimtar.
Klubet kanë mundësi të bëjnë transferimet brenda afatit kalimtar, që nuk pritet të jenë të pakta, varësisht nga synimet që kanë, ndërsa në stinorin pranveror pritet një garë shumë interesante dhe rivalizuese.