Vëllaznimi ka përfunduar stinorin vjeshtor me nëntë fitore në nëntë ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme në Ligën e Parë që nuk di për humbje dhe skuadra favorite për tu rikthyer në elitën e basketbollit.
Kuqezinjtë fituan të gjitha përballjet në stinorin vjeshtor, për të treguar se, duan të rikthehen në Superligë.
Skuadra nga Gjakova ka traditë në basketbollin e Kosovës dhe me përforcimet e bëra, ka bërë të qarta synimet e saj për të përfunduar në vendin e parë në Ligën e Parë, që i siguron një vend në Superligë.
Në vendin e dytë pas stinorit vjeshtor u rendit Vushtrria me gjashtë fitore dhe tri humbje, duke u pasur nga AS Prishtina, Istogu dhe Prishtina e Re me nga pesë fitore dhe katër humbje, ndërsa Dardanët dhe New Basket kanë nga katër fitore dhe pesë humbje. Borea renditet e teta me katër fitore dhe katër humbje, Marigona Hill Prishtina ka dy fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa i fundit është Feronikeli me nëntë humbje në nëntë ndeshje të zhvilluara.