Në fundjavë do të zhvillohet java e dytë në Superligën e Femrave në basketboll.
Kosovahome Prishtina pasi mundi Trepçën të enjten, do të përballet me Vëllaznimin, që në xhiron e parë mundi Kastriotin e Ferizajt dhe ky takim shihet si shumë interesant.
Trepça edhe në xhiron e dytë do ta ketë vështirë, ku do të ndeshet me Bashkimin, që të dielën e kaluar fitoi Superkupën dhe është një nga kanditatët kryesor për titullin e kampionit.
Sfida e fundit e kësaj xhiro është në mes Penzës dhe Kastriotit, dy skuadra që e nisën edicionin me humbje dhe mbetet të shihet se kush do të shënojë fitoren e parë në edicionin e ri.
Superliga e Femrave - Java 2
E shtunë
16:00 Kosovahome Prishtina - Vëllaznimi
E diel
12:00 Trepça - Bashkimi
17:00 Penza - Kastrioti