Të shtunën do të zhvillohet xhiroja e dhjetë në Superligën e Femrave, që është e fundit për stinorin vjeshtor.
Derbi do të zhvillohet mes Prishtinës dhe Penzës, takim që zhvillohet të shtunën në kryeqytet dhe transmetohet nga Art Motion dhe Kujtesa.
Vashat prishtinase kanë nëntë fitore në nëntë ndeshje dhe do të tentojnë të mbeten të pamposhtura në elitë, kurse skuadra pejane synon fitoren dhe barazimin e pikëve në renditje. Këto dy skuadra u përballën edhe në Ligën Unike, ku fituan vashat pejane, ndërsa në Superligën e Femrave, skuadra prishtinase është e vetmja që nuk di për humbje. Dy skuadrat kanë ambicie të mëdha për këtë edicion dhe kjo e bën përballjen edhe më interesante, sidomos kur shihet rivaliteti mes tyre në vitet e fundit. Penza ka tetë fitore dhe një humbje nga Prishtina.
Në takimet tjera të xhiros së dhjetë, Kastrioti do të përballet me Vëllaznimin dhe Trepça me Bashkimin.
Superliga e Femrave - Java 10
E shtunë
12:00 Kastrioti - Vëllaznimi
14:00 Trepça - Bashkimi
19:00 Prishtina – Penza