Xhiroja e tetë në Superligën e Femrave ka dhuruar derbin mes Penzës dhe Bashkimit, ku fitoi skuadra pejane me rezultat 77:68.
Basketbollistja më e dalluar ishte Rael Whitsitt. Ajo ndaj Bashkimit kishte 31 pikë, 18 kërcime, gjashtë asistime, shtatë topa të vjedhur dhe dy bllokada, duke u zgjedhur MVP e ndeshjes dhe e javës së tetë. Kjo nuk është hera e parë për basketbollisten e Penzës që shpallet më e mira e javës, duke qenë njëra nga basketbollistet më të dalluara në elitën e femrave.
Të Bashkimi u dallua Christina Ellis me 20 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.
Fitore të thellë realizoi Trepça ndaj Kastriotit 27:110. Shifra të jashtëzakonshme kishte Ta'sharra Jeffries me 55 pikë, nëntë kërcime, katër asistime dhe 15 topa të vjedhur.
Atë e ndihmoi Alma Muzliukaj me 31 pikë, 12 kërcime, një asistim.
Prishtina mundi Vëllaznimin 108:53, ku u dallua Aisia Robertson me 25 pikë, katër kërcime dhe tetë asistime.
Top 5
Rael Whitsitt (Penza) 31 pikë, 18 kërcime, 6 asistime
Christina Ellis (Bashkimi) 20 pikë, 5 kërcime, 4 asistime
Ta'sharra Jeffries (Trepça) 55 pikë, 9 kërcime, 4 asistime
Alma Muzliukaj (Trepça) 31 pikë, 12 kërcime, 1 asistim
Aisia Robertson (Prishtina) 25 pikë, 4 kërcime, 8 asistime