Xhiroja e tetë e Superligës së Femrave do të sjellë disa ndeshje interesante.
Takimi i parë zhvillohet mes Prishtinës dhe Vëllaznimit. Skuadra prishtinase në shtatë ndeshje ka shtatë fitore, duke qenë skuadra e vetme në elitë pa humbje, kurse skuadra kuqezi ka dy fitore dhe pesë humbje.
Ndeshja e dytë zhvillohet ndërmjet Kastriotit dhe Trepçës. Skuadra nga Ferizaj ka shtatë humbje në shtatë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitë, ndërsa skuadra mitrovicase ka një fitore dhe pesë humbje.
Derbi do të zhvillohet të hënën ndërmjet Penzës dhe Bashkimit, sfidë që transmetohet në Art Motion dhe Kujtesa. Penza është kampione e Kosovës dhe fituese e Superkupës së Kosovës dhe Superkupës Mbarëkombëtare, ndërsa Bashkimi është finalist i “Play-offit” dhe ka ambicie të mëdha në këtë edicion.
Sfidat ndërmjet këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante në vitet e fundit dhe kështu pritet edhe të hënën.
Superliga e Femrave - Java 8
E premte
14:30 Prishtina - Vëllaznimi
E shtunë
11:00 Kastrioti - Trepça
E hënë
19:00 Penza – Bashkimi