Federata e Basketbollit e Kosovës ju njofton se, akreditimi për ndeshjen Kosovë-Danimarkë mund të bëhet deri të premten në ora 12:00.
Për shkak të masave anti-Covid, numri i mediave është i kufizuar, duke respektuar gjithnjë masat aktuale të shpallura nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës. Mediat do të vendosen në Zonën 3.
Emrat e gazetarëve/kameramanëve mund të dërgohen në email-in communications@basketbolli.com.
Kosova-Danimarka përballen të dielën, më 28 Nëntor, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Ky takim zhvillohet në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.