Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Korporata Rugove kanë nënshkruar marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për 1 vit. Marrëveshja është nënshkruar nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe Leana Rexhepi, përfaqësuese nga Korporata Rugove.
Uji Rugove ka mbështetur me vite të tëra Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe Përfaqësueset e Kosovës në basketboll, si dhe aktivitetet e FBK-së.
Dushku është shprehur shumë e kënaqur me vazhdimin e bashkëpunimit. “Ne, si FBK, jemi shumë të kënaqur me vazhdimin e bashkëpunimit dhe besoj se ky bashkëpunim mes dy palëve do të vazhdoj për vite të tëra, për shkak se, Korporata Rugove ka dhënë ndihmë të madhe në basketbollin e Kosovës. Ky është një sinjal edhe për kompanitë tjerë që të investojnë në sport, sidomos pasi Ligji për Sponsorizim është miratuar. Kur jemi në një situatë jo shumë të zakonshme me pandeminë Covid-19, marrëveshja të tilla janë shumë të vlefshme për ne”, ka thënë Dushku, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes.
Ndërkohë, Leana Rexhepi, është shprehur krenare me bashkëpunimin mes FBK-së dhe Korporatës Rugove. “Korporata Rugove është shumë e kënaqur për vazhdimin e bashkëpunimit. Ne jemi krenarë që po sponsoriziojmë Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe të përkrahim aktivitetet e FBK-së. Shpresojmë që të japim sa më shumë kontribut për basketbollin e Kosovës. Gjithashtu me këtë rast urojmë edhe për formimin e Ligës Unike dhe shpresojmë se, do të filloj sa më parë”, deklaroi Rexhepi.