Rahoveci e ka nisur edicionin e ri në basketboll me fitore, duke mundur Vëllaznimin me rezultat 88:65 (20:13, 25:9, 21:16, 22:27), në kuadër të javës së parë të Superligës.
Vreshtarët e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar në çerekun e parë me rezultat 20:13. Vendasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke qenë edhe më bindës, 25:9, për të shkuar në pushim me epërsi prej 45:22.
Rahoveci vazhdoi me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë për ta mos rrezikuar fitoren, duke fituar periodën e tretë 21:16, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 66:38. 10 minutat e fundit ishin formale (22:27), dhe Rahoveci në fund fitoi me rezultat 88:65.
Më i dalluari te Rahoveci ishte Marvin Jones me 38 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime, kurse te Vëllaznimi më të dalluarit ishin Cendric Council me 18 pikë e 12 kërcime dhe Christopher Hortman me 20 pikë e shtatë kërcime.