21/11/2021 SUPERLIGA E FEMRAVE

Prishtina mbetet e pamposhtur

Prishtina ka vazhduar me fitore në Superligën e Femrave, duke regjistruar fitoren e shtatë në shtatë ndeshje të zhvilluara për të qenë skuadra e vetme pa humbje në elitën e femrave.

Vashat prishtinase fituan ndaj Trepçës si mysafir me rezultat 56:72, ndërsa skuadra mitrovicase ka një fitore dhe pesë humbje.

Te mitrovicaset u dallua Tasharra Jeffries me 33 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te prishtinaset Sarah Mgbeike me 11 pikë e 15 kërcime.

Kampionia e Kosovës, Penza nuk e kishte shumë vështirë ndaj Vëllaznimit në udhëtim, duke fituar me shifrat 55:109. Vashat pejane kanë gjashtë fitore dhe një humbje, kurse skuadra kuqezi ka dy fitore dhe pesë humbje. Te Vëllaznimi u dallua Kendra Williams me 16 pikë e 10 kërcime, ndërsa te Penza u dallua Rael Whitsitt me 29 pikë, 29 kërcime, 10 asistime.

Fitore edhe më bindëse shënoi Bashkimi ndaj Kastriotit me rezultat 156:24. Për skuadrën prizrenase ishte fitorja e katërt, ndërsa ka edhe dy humbje, ndërsa vashat ferizajase kanë shtatë humbje në shtatë ndeshje. Te skuadra e Bashkimit u dalluan Besjana Martinaj me 38 pikë, 12 asistime dhe 12 topa të vjedhur, Erjona Krasniqi me 44 pikë, 11 asistime dhe nëntë topa të vjedhur dhe Chervelle Cox me 24 pikë e 14 kërcime.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: