Java e 11-të e Art Motion Superligës së Kosovës ka sjellë super ndeshje dhe me rikthime, duke veçuar fitoren e Golden Eagle Yllit ndaj Sigal Prishtinës 70:72, ku therandasit ishin duke humbur me 20 pikë dhe rikthimin e Trepçës ndaj Pejës me rezultat 87:93.
Basketbollisti më i dalluarit i Yllit ishte Barret Benson me 20 pikë e 11 kërcime, si dhe dy topa të vjedhur. Benson ishte lojtari më i mirë i ndeshjes dhe i javës së 11-të.
Në fitoren e Trepçës ndaj Pejës, te mitrovicasit u dallua Taurus Cockfiled me 25 pikë, dy kërcime dhe dy asistime, kurse i jashtëzakonshëm ishte Tryone White me 32 pikë, 13 kërcime dhe shtatë asistime, por që nuk arriti të ndihmojë skuadrën e tij Peja.
Bashkimi ia thelloi edhe më shumë krizën Rahovecit, ndërsa te prizrenasit më i miri ishte Avi Toomer me 24 pikë, nëntë kërcime dhe katër asistime, ndërsa fitore të pritur shënoi Prizreni 16 ndaj Dritës, ku u dallua qendra Urim Zenelaj me 18 pikë, 16 kërcime dhe pesë asistime.
Top 5 i javës së 11-të: Barret Benson i Golden Eagle Yllit, Tryone White i Pejës, Taurus Cockfiled i Trepçës, Avi Toomer i Bashkimit dhe Urim Zenelaj i Prizrenit 16.