Bashkimi dhe Penza kanë shënuar fitore në xhiron e pestë të Superligës së Femrave.
Bashkimi ka mundur Vëllaznimin 76:68 (16:20, 12:14, 15:15, 33:19). Ndeshja ka qenë interesante dhe është vendosur në 10 minutat e fundit, aty ku vashat prizrenase ishin më të përqendruara, duke e fituar këtë pjesë 33:19, për të triumfuar në fund 76:68. Te Bashkimi u dallua Irma Konjusha me 22 pikë, pesë kërcime dhe nëntë asistime dhe Era Shatri me 17 pikë e 17 kërcime, ndërsa te Vëllaznimi u dallua Rina Hoda me 19 pikë e shtatë asistime.
Bashkimi ka tri fitore dhe dy humbje, kurse Vëllaznimi dy fitore dhe katër humbje.
Penza ka shënuar fitore bindëse ndaj Trepçës me rezultat 89:58 (26:9, 22:6, 27:20, 14:13). Kampionet dominuan nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar, që ishte e pesta në këtë edicion, ndërsa kanë edhe një humbje, kurse skuadra mitrovicase ka pesë humbje në pesë ndeshje.
Rael Whitsitt u dallua te Penza me 26 pikë, 18 kërcime, dhjetë asistime dhe tetë topa të vjedhur, si dhe Jeta Zeka me 13 pikë e 11 asistime.