Xhiroja e pestë në Superligën e Femrave do të sjellë derbin mes Penzës dhe Prishtinës.
Sfida do të zhvillohet të premten në Pejë nga ora 19:00 dhe do të transmetohet në Art Motion dhe Kujtesa. Të dy skuadrat në këtë edicion kanë nga katër fitore dhe nuk kanë pësuar asnjë humbje, andaj mbetet të shihet cila do të jetë skuadra e pamposhtur në elitën e femrave.
Këto dy skuadra u takuan edhe në finalen e Superkupës së Kosovës dhe Superkupës Mbarëkombëtare, ku fitore shënuan vashat pejane, të cilat janë kampione të Kosovës.
Takimet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante në vitet e fundit dhe kështu pritet përballja e së premtes mbrëma.
Të dielën takohen Vëllaznimi dhe Kastrioti, ku skuadra kuqezi ka një fitore dhe tri humbje, ndërsa skuadra ferizajase ka katër humbje në katër ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitë.
Ndeshja Bashkimi - Trepça me pajtim të klubeve zhvillohet më vonë.
Java 5 - Superliga e Femrave
E premte
19:00 Penza - Prishtina
E diel
17:00 Vëllaznimi - Kastrioti
Bashkimi - Trepça (zhvillohet më vonë)