Kampionia nuk ndalet, shënon fitore të thellë ndaj Kastriotit

Kampionia nuk ndalet, shënon fitore të thellë ndaj Kastriotit

31/10/2021

Penza ka regjistruar fitoren e katërt në katër ndeshje në Superligën e Femrave, duke mundur Kastriotin me rezultat 16:131, ndërkohë që për skuadrën ferizajase ishte humbja e katërt. Kampionet dominuan nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar. Te Penza u dalluan pesë basketbolliste: Rael Whitsitt me 34 pikë e 17 kërcime, Jeta Zeka me 20 pikë e 12 kërcime, Diedona Halitaj me 23 pikë e 15 asistime, Vanesa Bojku me 16 pikë dhe 11 topa të vjedhur dhe Ermelinda Gjukaj me 24 pikë e 13 kërcime. Vëllaznimi ka mundur Trepçën në udhëtim 42:70, ku tre periodat e parë ishin të barabartë, por në atë të fundit, u bë dallimi 4:32. Te skuadra kuqezi u dalluan Viola Tanushi me 14 e 12 kërcime, Anila Selmani me 11 pikë e 15 kërcime dhe Rina Hoda me 19 pikë. Tashmë të dy skuadrat kanë nga një fitore dhe tri humbje. Të premten mbrëma ishte zhvilluar derbi i javës ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit, ku fituan vashat prishtinase 77:61, duke regjistruar fitoren e katërt, kurse vashat prizrenase kanë dy fitore dhe dy humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners