Basketbollistët në Qendrën Nacionale të Basketbollit po stërviten dy herë në ditë. Ky projekt madhor i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka filluar javën e kaluar dhe do të vazhdojë deri në fund të këtij edicioni.
16 basketbollistë janë përzgjedhur nga e tërë Kosova, ku do të qëndrojnë së bashku dhe stërviten dy herë në javë për pesë ditë, kurse gjatë fundjavës do të bashkohen me klubet përkatëse të tyre.
Basketbollistët shihen si me potencial për të ardhmen dhe do të ndihmojnë Përfaqësueset e Kosovës, si dhe basketbollin e Kosovës.
Qendra Nacionale e Basketbollit udhëhiqet nga Drejtori Teknik në FBK, Arben Krasniqi, ish-trajner i mirënjohur e me trofe, nga Driton Obërtinca si koordinator dhe trajneri Valentin Spaqi.
Atmosfera tek lojtarët është shumë e mirë, ku po shoqërohen mes veti dhe po japin maksimumin në stërvitje, kurse do të kenë shumë ndeshje miqësore me klubet kosovare, por edhe me shtetet tjera për të fituar sa më shumë përvojë.
Më poshtë gjeni basketbollistët e grumbulluar në Qendrën Nacionale të Basketbollit, vitin e lindjes, gjatësinë, peshën dhe klubin.
Basketbollistët Viti Gjatësia Pesha Klubi
Rigon Gjergjizi 2007 178.2 64.4 BASHKIMI
Rrezon Ahmetaj 2008 184.4 70.1 MARIGONA
Edin Baqevac 2007 187.1 76.8 MARIGONA
Lisjan Mula 2007 188 75 MARIGONA
Lis Sadiku 2007 189.3 80.2 MARIGONA
Yll Kastrati 2008 178.1 76.2 MARIGONA
Ervin Mullaliu 2007 182.0 55.4 RAHOVECI
Rrezon Elezaj 2007 202.2 77.2 ISTOGU
Rijad Ferati 2008 183.5 90.8 TREPÇA
Ben Basha 2007 184.2 79.4 M JUNIOR
Mal Tusuni 2007 188.2 74.7 M JUNIOR
Sejar Rama 2007 182.0 70.0 MARIGONA
Berkand Shaqiri 2007 184.8 66.7 DRITA
Brilant Sallauka 2007 198.5 104.3 SUHAREKË
Hannan Çorovic 2007 192.2 68.4 ISTOGU
Din Syla 2007 180 71.1 M JUNIOR