24/10/2021 SUPERLIGA E FEMRAVE

Fitore bindëse për Prishtinën dhe Trepçën

Derbi i xhiros së tretë ndërmjet Bashkimit dhe Penzës i takoi vashave pejane 63:84, ndërsa në fundjavë janë zhvilluar edhe dy takime tjera: Vëllaznimi-Prishtina dhe Trepça-Kastrioti.

Prishtina shënoi fitore të pritur ndaj Vëllaznimit me rezultat 57:117, që ishte fitorja e tretë në këtë edicion, ndërsa skuadra kuqezi ka tri humbje në tri ndeshje. Bardhekaltret dominuan nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar. Agnesa Rrahmani kishte 29 pikë, kurse Sarah Mgbeike 24.

Skuadra mitrovicase ka shënuar fitore bindëse me 100 pikë dallim ndaj asaj ferizajase 131:31. Ta'sharra Jeffries ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme me 65 pikë, 10 kërcime, 10 asistime dhe 22 topa të vjedhur, duke pasur indeksin e ndeshjes 79. Kjo ishte fitorja e parë për skuadrën mitrovicase këtë edicion pas dy humbje, kurse Kastrioti ka tri humbje në tri ndeshje.

Superliga e Femrave – Java 3

Vëllaznimi – Prishtina              54:117

Bashkimi-Penza                 63:84

Trepça – Kastrioti              131:31




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: