Penza ka mundur Bashkimin me rezultat 63:84 (14:21, 18:22, 24:21, 7:20), në kuadër të javës së tretë në Superligën e Femrave.
Vendaset e nisën ndeshjen më mirë me një seri prej 7:0, por më pas rikthehen shpejt mysafiret me 0:11, për rezultatin 7:11, e më pas ishin më të mira në çerekun e parë, duke e fituar këtë pjesë 14:21. Periudha e dytë ishte interesante, me vashat prizrenase që afronin rezultatin dhe sa herë ndodhte kjo, basketbollistet pejane shkëputeshin, ku në fund të pjesës së parë krijuan epërsinë më të lartë 32:43, sa përfundoi pjesa e parë.
Kampionet e Kosovës thelluan edhe më shumë epërsinë në periodën e tretë, në 35:49, por basketbollistet e Bashkimit e afruan rezultatin në 50:54, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 56:64. Në 10 minutat e fundit, Penza e thelloi edhe më shumë epërsinë, duke triumfuar me rezultat 63:84.
Te Bashkimi u dallua Era Shatri me 12 pikë, 13 kërcime e nëntë asistime, kurse te Penza u dalluan Rael Whitsitt me 15 pikë e gjashtë kërcime, Briana Williams me 19 pikë e 13 asistime dhe Valbona Bytyqi me 15 pikë e nëntë kërcime.
Bashkimi ka dy fitore dhe një humbje, kurse tri fitore në tri ndeshje.