Dita e shtunë është e ‘rezervuar’ për ndeshjet gjysmëfinale në Superkupën Mbarëkombëtare në konkurrencën e meshkujve.
Në Durrës do të përballen Teuta dhe Golden Eagle Ylli, kurse në Shkodër, Vllaznia dhe Sigal Prishtina.
Teuta është kampione dhe fituese e Kupës së Shqipërisë, dy trofetë e basketbollit shqiptar, ndërsa Ylli është kampion dhe fitues i edicionit të parë të Ligës Unike. Të dy skuadrat shpresojnë kualifikimin në finale dhe fitimin e trofeut, që është historik, pasi është hera e parë që organizohet nga Liga Unike.
Ndërkohë, në Shkodër, përballen skuadrat me traditë. Vllaznia do të ketë mbështetjen e shikuesve, derisa prishtinasit e duan edhe një trofe në sirtarin e tyre.
Finalja do të zhvillohet të dielën nga ora 19:00 në Shkodër.
Orari
16 Tetor
Durrës: Pallati i Sporteve “Ramazan Njala”
17:00 Teuta - Golden Eagle Ylli
Shkodër: Pallati i Sporteve “Qazim Dërvishi”
20:30 Vllaznia - Sigal Prishtina
17 Tetor
19:00 Finalja
Shkodër: Pallati i Sporteve “Qazim Dërvishi”