Të dielën do të zhvillohet java e parë në Superligën e Femrave për edicionin e ri.
Prishtina, Penza dhe Bashkimi shihen favoritë përballë kundërshtarëve në këtë xhiro.
Prishtina sfidën e parë në edicionin e ri do ta ketë ndaj Kastriotit.
Ndërkohë, Penza, që është kampione dhe fitoi Superkupën së fundi, do të ndeshet me Trepcën.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është ndërmjet Vëllaznimit dhe Bashkimit. Skuadra kuqezi edicionin e kaluar zhvilloi një kampionat shumë të mirë, megjithatë, në edicionin e ri ka bërë disa ndryshime, duke u përqendruar me lojtare të reja, kurse Bashkimi e fillon edicionin me synime të mëdha.
Superliga e Femrave - Java 1
E diel
13:00 Prishtina - Kastrioti
13:00 Trepça - Penza
13:30 Vëllaznimi – Bashkimi