Luksemburgu ka shënuar fitore ndaj Moldavisë me shifrat 65:77 (22:20, 21:14, 11:16, 11:27).
Çereku i parë ishte i baraspeshuar dhe këtë e dëshmon edhe rezultati 22:20. Moldavët ishin më të mirë në periudhën e dytë 21:14, duke shkuar në pushim me shifrat 43:34.
Luksemburgasit e nisën më mirë pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, ku e fituan 11:16, duke ngushtuar shifrat në 54:50. Luksemburgu vazhdoi me lojë të mirë edhe në 10 minutat e fundit, duke përmbysur rezultatin dhe për të triumfuar me shifrat 65:77.
FIBA European Challenger po zhvillohet në Prishtinë nga 16 deri më 21 Gusht, me tri përballje gjatë ditës.