28/10/2026
Bashkimi dhe Trepça do të zhvillojnë të mërkurën ndeshjet e radhës në FIBA Europe Cup.
Skuadra prizrenase do të përballet në shtëpi me francezët e Elan Chalonit, ndërsa kampionët e Kosovës do të jenë mysafirë të Batumi 2010 në Gjeorgji.
Bashkimi e pret Elan Chalonin në kuadër të Grupit F. Prizrenasit deri më tani kanë regjistruar një fitore dhe një humbje, kurse skuadra franceze ka dy fitore dhe një humbje.
Përballja mes Bashkimit dhe Elan Chalonit zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, duke filluar nga ora 19:00.
Ndërkohë, Trepça në Grupin A do të përballet me Batumi 2010, në kërkim të fitores së tretë në këtë edicion. Mitrovicasit kanë dy fitore dhe një humbje, ndërsa skuadra gjeorgjiane ka pësuar tri humbje në tri ndeshjet e para.
Ndeshja Batumi 2010 – Trepça zhvillohet nga ora 17:00, sipas kohës së Kosovës.