Gjyqtari nga Kosova, Dardan Maxhuni është caktuar të gjykojë ndeshjen Ukrainë-Hungari, që zhvillohet sonte nga ora 21:00, në kuadër të FIBA European Challenger, për meshkuj U18.
Maxhuni ka gjykuar me sukses në këtë Kampionat dhe është caktuar për finale së bashku me Jukasz Jankoëski nga Polonia dhe Costin Marius Bogdanescu nga Rumania.
Finalja do të zhvillohet në Levice të Sllovakisë, derisa ky është një sukses për gjyqtarin nga Kosova, i cili është caktuar për këtë ndeshje shumë të rëndësishme.
Ky kampionat është Divizioni B, por në bazë të vendimit nga FIBA Evropa, të gjitha garat te grupmoshat e reja në këtë edicion do të zhvillohen në kuadër të Challenger, për shkak të problemeve me pandeminë Covid 19.