Kosova A (F) sot debuton zyrtarisht në garat ndërkombëtare. Sfida e parë është ndaj Qipros në Nikozia nga ora 18:00.
Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha, ju ka uruar shumë fat vashave dardane. “Tani është radha juaj. Jam i sigurt se ju e dini rëndësinë për të veshur fanellën e Kosovës. Këto ndjenja dhe emocione nuk harrohen asnjëherë. Do të jetë një përvojë e paharrueshme për të gjitha ju. Gjithashtu jam i bindur se nuk do të mungoj angazhimi 100 % për Kosovën. Kjo është ndeshja e parë dhe shpresoj se sukseset nuk do të mungojnë në të ardhmen. Ju pret një e ardhme e ndritur. Ju shumë sukses dhe fat sonte”, ishte mesazhi i Berishës drejt vashave të Kosovës me anë të uebfaqes zyrtare të FBK-së.
Kosova A do të garojë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që mbahet nga 20 deri më 25 Korrik. Pas Qipros, vashat kosovare do të përballen me Luksemburgun të mërkurën.