Kosova U20 në konkurrencën e meshkujve ndodhet në një grup jo të lehtë, megjithatë, basketbollistët e Kosovës pas përgatitjeve në Prishtinë janë optimistë për paraqitje pozitive.
Basketbollistët e Kosovës tashmë ndodhen në Hungari, aty ku do t’i zhvillojnë garat e FIBA U20 European Challengers. Dardanët janë në grup me Bjellorusinë, Hungarinë dhe Sllovakinë, në kampionatin që zhvillohet nga 20 deri më 25 Korrik.
Sfidën e parë Kosova e ka ndaj Bjellorusisë të martën (nesër) nga ora 15:00, për të vazhduar ndaj të mërkurën nga ora 19:30 ndaj Hungarisë dhe të enjten ndaj Sllovakisë nga ora 18:00.
Dy kombëtaret e para të grupit kualifikohen tutje në gjysmëfinale. Në grupin tjetër bëjnë pjesë: Maqedonia Veriore, Luksemburgu, Rumania dhe Zvicra.