12-shja e Kosovës A që do të debutojë në Qipro

12-shja e Kosovës A që do të debutojë në Qipro

18/07/2021

Kosova A në konkurrencën e femrave për herë të parë do të marrë pjesë në një garë ndërkombëtare. Vashat e Kosovës do të jenë pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në Qipro, nga 20 deri më 25 Korrik.

Vashat e Kosovës kanë arritur në Qipro, derisa të hënën do të zhvillojnë stërvitjen e parë. Nga 20 Qershori janë stërvitur në Prishtinë për të qenë sa më të gatshme për këtë garë të rëndësishme.

Vashat e Kosovës janë në grup me Qipron dhe Luksemburgun, ndërsa debutimi do të jetë ndaj Qipros, të martën nga ora 18:00.

Përzgjedhësi Fidan Shatri ka udhëtuar me këtë 12she drejt Qipros: Alex Tolefree, Arbnore Përquku si kapitene, Astera Tuhina, Aulona Muhadri, Diedona Halitaj, Enisa Kamerolli, Era Shatri, Irma Konjusha, Marigona Rushiti, Saranda Daci, Ulpiana Emra dhe Valbona Bytyqi.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners