Është mbajtur Kampi “Hoop Girls”, që u organizua të premten dhe të shtunën.
Në ditën e dytë, Kampit i është bashkuar edhe Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova, basketbollisti i Kosovës, Gëzim Morina dhe gjyqtarja Anjesa Haziraj.
Rugova, Morina dhe Haziraj kanë treguar për përvojat e tyre në karrierë dhe i kanë motivuar vashat që të vazhdojnë të merren me basketboll dhe të mos ndahen asnjëherë nga ky sport.
Kampi është organizuar nga ish-basketbollistja Edita Medunjanin, e përkrahur nga Federata e Basketbollit e Kosovës.