23/06/2021 FBK

Kosova, e gatshme të prezantohet në 3x3 të FIBA Europe Cup

Kosova do të garojë më 27 qershor në kualifikimet për FIBA Europe Cup, që zhvillohen në Constanta të Rumanisë në 3x3.

Ekipet te meshkujt dhe femrat janë nën përkujdesjen e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), që do të thotë se FBK do të mbulojë të gjitha shpenzimet rreth udhëtimit, akomodimit, si dhe të gjitha shpenzimeve të tjera që kanë të bëjnë me paraqitjen e Përfaqësueseve të Kosovës 3x3 në Rumani.

Tek meshkujt Kosova është pjesë e Grupit D, së bashku me Hungarinë, Ukrainën dhe Britaninë e Madhe. Kosovën te meshkujt do ta përfaqësojnë Bardh Rexha, Visar Ejupi dhe Altin Selmancena.

Tek femrat, Kosova në Grupin D do të takohet me Bjellorusinë dhe Estoninë. Kjo është hera e parë që Kosova do të garojë në konkurrencën e femrave në këtë garë ndërkombëtare. Kosovën do ta përfaqësojnë Arbnore Përquku, Saranda Daci, Diedona Halitaj dhe Marigona Rushiti.

Ekipet kombëtare të Kosovës do të udhëtojnë në Rumani më 26 qershor, sipas protokollit të përcaktuar nga FIBA dhe masave anti-COVID-19 në fuqi.

FBK shpreson në një përfaqësim dinjitoz në Rumani dhe beson se loja 3x3 do të popullarizohet edhe më shumë në Kosovë, sidomos në konkurrencën e femrave.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: