Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbajtur stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për në Qipro

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbajtur stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për në Qipro

18/06/2021

Përfaqësuesja A e Kosovës në konkurrencën e femrave të enjten e ka mbajtur stërvitjen e radhës në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë në kuadër të përgatitjeve për FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla.

Njëherësh kjo është hera e parë që Përfaqësuesja A e Femrave do të merr pjesë në gara zyrtare të FIBA-s, më saktësisht në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla që do të mbahet në Nicosia të Qipros prej 20 deri më 25 Korrik 2021.

Kosova është në Grupin B së bashku me Qipron dhe Luksemburgun, kurse në Grupin A janë: Norvegjia, Irlanda, Malta dhe Andorra.

Fazën intensive të përgatitjeve nën drejtimin e përzgjedhësit Fidan Shatri, basketbollistet tona do ta nisin nga data 20 qershor e deri më 18 korrik, kur edhe do të nisen për në Qipro.

Federata e Basketbollit të Kosovës së shpejti do të filloj me kampanjën në mbështetje të Përfaqësueses A të Femrave duke përfshirë në të personalitete të ndryshme, jo vetëm të sportit, por edhe të sferave të tjera të jetës.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners