Finalja e tretë e “play-off”-it në Superligën e Kosovës për U16 – Vajzat do të përcaktojë se kush do të shpallet kampione e Kosovës në këtë kategori.
Në finale po përballen AA Kerasan Prishtina dhe Junior 06. Në takimin e parë fitoi skuadra nga Prizreni 52:71, kurse në atë të dytë, skuadra prishtinase 50:55.
Finalja e tretë e cila do të zhvillohet të premten me fillim nga ora 19:00 në palestrën e sportit të kolegjit “ISP” në lagjen “Marigona Residence” do të përcaktojë se kush do të shpallet kampione e Kosovës. Kjo finale shënon edhe fundin e garave për edicionin 2020-2021 në të gjitha garat në basketbollin e Kosovës.
Në garat e rregullta, të dy këto dy skuadra kishin nga katër fitore dhe një humbje, andaj pritet një sfidë interesante. Në gjysmëfinale, AA Kerasan Prishtina kishte eliminuar Trepçën, kurse Junior 06 skuadrën e Vushtrria Basket.