08/06/2021 FBK

Vendimet e Bordit të FBK-së të datës 07.06.2021, Prishtinë

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 07.06.2021 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:

  1. E ka miratuar Raportin e Punës për muajin Maj.
  2. E ka miratuar Raportin Financiar për muajin Maj.
  3. E ka miratuar në parim Raportin e Komesarit të Garave të FBK-së.
  4. E ka miratuar Raportin e Punës për Festivalin e MiniBasketbollit dhe të Ligës së Sportit Shkollor.
  5. I ka miratuar propozim afatet për edicionin e ri të garave.
  6. I ka miratuar propozimet për Kriteret për Licencim dhe Garim që nga edicioni i ri në Superligën e Kosovës dhe ligat e tjera.
  7. I ka miratuar në parim propozim ndryshimet në Rregulloren e Përfaqësueseve të Kosovës.
  8. I ka miratuar propozim ndryshimet në Rregulloren për Agjentë/Kompanitë e kontraktuara për Sponsorizim të FBK-së.
  9. I ka konfirmuar Komisionet Këshillëdhënëse të FBK-së dhe e ka miratuar në parim Rregulloren për Komisionet Këshillëdhënëse të FBK-së.

Vendimet hyjnë në fuqi në ditën e miratimit të tyre.

Në emër të Bordit të FBK-së, 

Arben FETAHU
Kryetar

Federata e Basketbollit të Kosovës 




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: