Të shtunën (sot) janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të Superligës U16 në konkurrencën e meshkujve.
Marigona Hill Prishtina ka fituar duelin prishtinas ndaj M Junior Prishtina me shifrat 90:50. Për Marigona Hill Prishtinën është finalja e tretë te grupmoshat e reja, pasi ishin në finale edhe me U14 dhe U18.
Në gjysmëfinalen tjetër, Vushtrria Basket ka mundur Megasportin ndaj 78:63/
Të dielën (nesër) nga ora 12:00 do të zhvillohet ndeshja për vendin e tretë ndërmjet M Junior Prishtina dhe Megasportit, kurse finalja zhvillohet nga ora 14:00 mes Marigona Hill Prishtinës dhe Vushtrria Basket.
Ndeshjet do të zhvillohen në Rahovec.