Trajneri shqiptar, Muhamed Thaçi është shpallur trajneri i vitit në Gjeorgji, në edicionin që sapo përfundoi.
“Muja” kishte një edicion mjaft të suksesshëm me skuadrën që drejton, Dinamo Tbilisi, duke u renditur në vendin e tretë në “Play-off”.
Fillimisht u rendit në vendin e shtatë në garat e rregullta dhe më pas arriti të hyjë në gjysmëfinale, ku në fund përfundoi në vendin e tretë, që ishte një sukses mjaft i madh për Dinamon, por edhe trajnerin shqiptar.
Kjo bëri që “Muja” të marrë shumë vlerësime për suksesin e arritur. Faqja e specializuar për basketboll “Euro Basket” e ka shpallur atë Trajnerin e Vitit në Gjeorgji.
“Muja” ka qenë përzgjedhës i Kosovës U16, ndërsa ka qenë basketbollist i Prishtinës, Mabetexit, Pejës, Dritës dhe Trepçës.