Trepça ka shënuar fitore ndaj BC Batumi 2010 me rezultat 70:91, në ndeshjen e zhvilluar në Tbilisi të Gjeorgjisë, në kuadër të Grupit A të FIBA Europe Cup.
Skuadra mitrovicase ishte në epërsi gjatë gjithë takimit, duke kontrolluar lojën dhe duke mos e rrezikuar fitoren në asnjë moment.
Më efikasi te xehetarët ishte Drilon Hajrizi, i cili realizoi 20 pikë, 8 kërcime dhe 7 asistime. Me paraqitje të shkëlqyera u dalluan edhe Shawn Jones dhe Kenny Hasbrouck, të cilët kontribuuan me nga 17 pikë secili.
Kjo ishte fitorja e tretë radhazi e Trepçës në FIBA Europe Cup dhe e dyta në po aq ndeshje të zhvilluara në udhëtim.
Pas katër ndeshjeve të para në Grupin A, Trepça ka bilanc prej tri fitoresh dhe një humbjeje.