Kosova A dhe U18 vazhdojnë përgatitjet

Kosova A dhe U18 vazhdojnë përgatitjet

30/05/2021

Përfaqësuesja A në konkurrencën e femrave ka vazhduar me përgatitje para garave ndërkombëtare.

Kosova A te femrat sot ka zhvilluar stërvitjen e radhës, që ka shkuar sipas planit të përzgjedhësit Fidan Shatri. Ky ishte grumbullimi i radhës, derisa më pas pritet të fillojnë me stërvitje intensive.

Përfaqësuesja A te femrat do të debutojë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që do të mbahet gjatë kësaj vere, derisa ende nuk janë caktuar skuadrat që do të marrin pjesë. Në këtë verë, FIBA Evropa ka vendosur që formati i garave të ndryshojë dhe nuk do të ketë ngjitje nëpër Divizione apo rënie.

Kjo është hera e parë që Kosova A të femrat do të marrë pjesë në garat ndërkombëtare.

Po ashtu sot edhe Kosova U18 në konkurrencën e femrave ka zhvilluar stërvitjen e radhës para ndeshjeve ndërkombëtare.

Stërvitjet kanë shkuar sipas planit dhe po shihet nga afër forma e lojtareve përpara ndeshjeve zyrtare që do t’i kenë gjatë kësaj vere.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners