Në Mitrovicë do të zhvillohet finalja e Superligës U18 në konkurrencën e meshkujve.
Trepça dhe Marigona Hill Prishtina do të përballen nga ora 12:00 në Minatori, në garën për titullin e kampionit në këtë kategori të garave.
Skuadra mitrovicase ishte më e mirë se Vushtrria Basket, duke e mundur në gjysmëfinale 84:67, për tu kualifikuar në finale. Marigona Hill Prishtina shënoi fitore bindëse ndaj Pejës me shifrat 105:74, duke siguruar finalen.
Këto dy skuadra ishin të parat në renditje në garat e rregullta, që kishte vetëm nëntë xhiro për shkak të pandemisë.
Marigona Hill ishte e para me tetë fitore dhe një humbje, kurse Trepça e dyta me shtatë fitore dhe dy humbje.
Në garat e rregullta, në takimet mes këtyre dy skuadrave fitore kishte shënuar skuadra prishtinase me rezultat 71:73.
Ndeshja finale do të transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion.
Nga ora 10:00 për vendin e tretë do të përballen Vushtrria Basket dhe Peja.