Trepça dhe Marigona Hill Prishtina në finalen e U18

Trepça dhe Marigona Hill Prishtina në finalen e U18

29/05/2021

Trepça dhe Marigona Hill Prishtina janë kualifikuar në finalen e madhe të Superligës U18.

Skuadra mitrovicase ishte më e mirë se Vushtrria Basket, duke e mundur në gjysmëfinale 84:67, për tu kualifikuar në finale.

Marigona Hill Prishtina shënoi fitore bindëse ndaj Pejës me shifrat 105:74, duke siguruar finalen.

Final 4 i Superligës U18 në konkurrencën e meshkujve po zhvillohet në Mitrovicë.

Të dielën nga ora 12:00 në finale do të përballen Trepça me Marigona Hill Prishtinën, takim që do të transmetohet në ArtMotion, kurse nga ora 10:00 do të zhvillohet ndeshja për vendin e tretë mes Vushtrria Basket dhe Pejës.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners