Rreth 200 fëmijë në Festivalin e Minibasketbollit

Rreth 200 fëmijë në Festivalin e Minibasketbollit

28/05/2021

Federata e Basketbollit e Kosovës të shtunën (nesër) do të organizojë Festivalin e Minibasketbollit.

Ky Festival do të mbahet të shtunën nga ora 10:00 nga palestrën “Don Bosko”, derisa do të marrin pjesë fëmijët e grupmoshës U12 dhe U10.

Shumë ekipe janë paraqitur në këtë Festival që do të grumbullojë rreth 200 fëmijë, djem dhe vajza.

Qëllimi i Festivalit është që fëmijët të argëtohen dhe jo garues. Do të jetë një mundësi e mirë që fëmijët së bashku të luajnë dhe të argëtohen, por edhe të masivizohet basketbolli dhe të shikohet për lojtarë/e, që kanë potencial për të ardhmen.

Minibasketbolli është në kuadër të Planit Strategjik të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), që synon masivizimin e basketbollit, sidomos te grupmoshat e reja, që FBK i ka dhënë rëndësi të madhe me projekte të ndryshme.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners