Ekipi Alma ka triumfuar në konkurrencën e femrave, në turneun 3x3, që po zhvillohet në Marigona Rezidencë, garë e organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).
Gara po zhvillohen në konkurrencën e meshkujve dhe atë të femrave.
Në finalen e femrave, Alma ka mundur ekipin 3x3 Prishtina me rezultat 19:13.
Ndeshja finale ishte mjaft e bukur dhe atraktive, kurse në fund festoi ekipi Alma, që përbëhej nga Arbnore Përquku, Saranda Daci, Diedona Halitaj dhe Marigona Rushiti.
Skuadra fituese do ta përfaqësojë Kosovën në garën e FIBA-s në 3x3, që muajin e ardhshëm do të zhvillohet në Rumani.