Basketbolli i Kosovës është tjetër nivel falë bashkëpunimit me platformën ArtMotion, partnerin medial të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).
Sfidat me shumë emocione dhe përballjet shumë interesante i solli në shtëpitë e juaja ArtMotion, në një edicion, ku tifozët nuk kishin mundësi të jenë në palestër, për shkak të masave anti-Covid 19.
Sportin e zemrës tonë dhe tuajin, ArtMotion e bëri më interesant, me transmetimet direkte, Highlights dhe Intervistat pas ndeshjes.
Përballjet në FIVE STAR Superligë, EBC Ligën e Femrave dhe Ligën e Parë në basketboll te meshkujt, ArtMotion e përcolli me interesim të madh.
Ky edicion po shkon drejt fundit, ndërsa ai i ardhmi do të jetë shumë më interesant dhe me shumë befasi, me një teknologji të nivelit tjetër, andaj qëndroni afër me ArtMotion dhe nuk do të zhgënjeheni.
Në kohën e pandemisë me Covid 19, përkrahja nga partnerët është shumë e rëndësishme për FBK-në dhe basketbollin, andaj ju jemi falënderues për ndihmën e dhënë.