Të dielën do të zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Femrave.
Vëllaznimi dhe Bashkimi synojnë të mbesin të pamposhtur në elitën e femrave, ku deri më tani kanë shënuar tri fitore në tri ndeshje të zhvilluara.
Skuadra kuqezi do të jetë mysafire e Trepçës, që ka një fitore dhe dy humbje në këtë edicion. Vashat nga Gjakova janë favorite për të shënuar edhe një fitore të radhës.
Bashkimi që ka tri fitore në tri ndeshje do të ndeshet me Kastriotin, që ka tri humbje në tri ndeshje dhe vashat prizrenase janë favorite për të regjistruar fitoren e katërt radhazi në këtë edicion. Kujtojmë që Bashkimi fitoi edhe Superkupën, duke mundur në finale Kosovahome Prishtinën.
Ndeshja Kosovahome Prishtina-Penza do të zhvillohet gjatë ditëve në vijim.
Superliga e Femrave - Java 4
E diel
12:00 Trepça - Vëllaznimi
16:00 Bashkimi - Kastrioti