Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e katërt në Ligën e Parë në basketboll.
Të martën do të sfidohen RC Cola Drita dhe Megasport. Gjilanasit kanë dy fitore dhe një humbje, ku synojnë të hynë në elitën e basketbollit të Kosovës, derisa Megasport nga tri takime ka një fitore dhe dy humbje.
Të mërkurën do të ndeshen Prishtina e RE-Lipjani dhe Vushtrria-AS Prishtina. Prishtina e RE dhe Lipjani ende janë pa fitore në këtë edicion dhe synojnë fitoren e parë, kurse AS Prishtina që ka tri fitore në tri ndeshjet sfidohet nga Vushtrria që ka dy fitore dhe një humbje.
Një nga takimet më interesante është ndërmjet Feronikelit dhe Marigona Hill Prishtinës. Skuadra nga Drenasi ka një fitore dhe një humbje, kurse prishtinasit tri fitore në tri përballje.
Istogu-NEW Basket është ndeshja e fundit për këtë xhiro. Istogasit kanë një fitore dhe një humbje, kurse NEW Basket një fitore dhe dy humbje.
Liga e Parë - Java 4
E martë
15:00 RC Cola Drita - Megasports
E mërkurë
13:00 Prishtina e RE - Lipjani
12:00 Vushtrria - AS Prishtina
E enjte
14:00 Feronikeli - Marigona Hill Prishtina
17:30 Istogu - NEW Basket