Xhiroja e pestë në Ligën e Parë do të dhurojë ndeshje interesante.
Ndeshja e parë është ndërmjet Megasportit dhe Prishtina e Re. Të dy skuadrat kanë shënuar nga një fitore e tri humbje dhe janë në kërkim të fitores së dytë në këtë kampionat.
AS Prishtina-Feronikeli është një sfidë interesante, ku prishtinasit kanë katër fitore në katër ndeshje të zhvilluara, kurse skuadra nga Drenasi ka një fitore dhe dy humbje.
Lipjani që nuk ka asnjë fitore do të ndeshet me Istogun, që ka dy fitore dhe një humbje në këtë edicion.
New Basket dhe Vushtrria do të takohen të dielën. New Basket ka një fitore dhe tri humbje, kurse vushtrriasit dy fitore dhe dy humbje. Sfida kryesore e kësaj xhiro do të zhvillohet ndërmjet Marigona Hill Prishtinës dhe RC Cola Dritës.
Skuadra prishtinase ka katër fitore në katër ndeshje të zhvilluara, kurse gjilanasit kanë një fitore dhe tri humbje.
Liga e Parë - Java 5
E shtunë
13:00 Megasports - Prishtina e RE
15:00 Lipjani - Istogu
15:00 AS Prishtina – Feronikeli
E diel
13:30 New Basket - Vushtrria
14:15 Marigona Hill Prishtina - RC Cola Drita