Planifikimi për vitin 2027 në fokus të mbledhjes së Bordit të FBK-së

Planifikimi për vitin 2027 në fokus të mbledhjes së Bordit të FBK-së

27/11/2026

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka mbajtur të enjten, më 26 nëntor, mbledhjen e radhës në Prishtinë, ku janë trajtuar një sërë çështjesh që lidhen me ecurinë e garave, zhvillimin e basketbollit dhe planifikimin për vitin 2027.

Gjatë mbledhjes janë shqyrtuar raportet për ecurinë e garave në të gjitha ligat e FBK-së për edicionin 2026/2027, si dhe raportet mbi gjendjen financiare të Federatës.

Është aprovuar Raporti nëntëmujor për progresin e zbatimit të Planit Strategjik të FBK-së 2026–2030, ndërsa është diskutuar edhe ecuria e përgatitjes së dokumenteve të planifikimit për vitin 2027.

Ndër vendimet kryesore të mbledhjes ishte aprovimi i ristrukturimit organizativ dhe funksional të Departamentit të Përfaqësueseve të Kosovës për vitin 2027, me këtë përbërje:

  • Jeton Nixha – Menaxher i Përfaqësueseve 5x5;
  • Artina Hasani – Menaxhere e Programit 3x3;
  • Bujar Loci – Koordinator 5x5 për Meshkuj;
  • Lorik Kllokoqi – Koordinator 5x5 për Femra;
  • Edita Medunjanin – Koordinatore Operacionale dhe Logjistike për Meshkuj;
  • Sumeja Osmani – Koordinatore Operacionale dhe Logjistike për Femra.

Ristrukturimi do të realizohet përmes angazhimit të personelit ekzistues të Zyrës Ekzekutive të FBK-së, pa rekrutime të reja.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar pjesëmarrjes së Përfaqësueseve të Kosovës në garat e FIBA Europe gjatë vitit 2027, përgatitjeve për organizimin e Kampionatit Evropian U18 për Femra, Divizioni C, në Pejë, si dhe kualifikimeve për FIBA 3x3 Europe Cup 2027.

Në kuadër të mbledhjes janë diskutuar edhe programet zhvillimore të FBK-së, përgatitjet për Kursin FIBA WABC – Niveli 2 dhe procesi i licencimit të gjyqtarëve dhe komisionerëve të FIBA-s.

Kërkesa e Shoqatës së Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës për rritjen e taksave, si dhe propozimi për Piramidën e përditësuar për zhvillimin dhe vlerësimin e gjyqtarëve, janë shqyrtuar, ndërsa vendimmarrja për këto çështje është paraparë për mbledhjen e radhës.

Gjithashtu, është prezantuar kalendari i aktiviteteve të FBK-së për muajin dhjetor, përfshirë përgatitjet për organizimin e ceremonisë së Laureatëve të Vitit 2026.

 

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners