26/11/2026
Të premten dhe të shtunën do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së tetë në Superligën e Femrave, ku në program janë dy përballje.
Xhiroja do të hapet të premten në Pejë, ku Penza do të përballet me Trepçën, nga ora 17:00, në palestrën sportive “Karagaç”.
Ndërkohë, të shtunën, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, Prishtina do të mirëpresë Pejën 03, në një përballje që do të fillojë nga ora 14:30.
Skuadrat pejane shihen si favorit në këto dy ndeshje.
Të dyja ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në YouTube.
Superliga e Femrave – Xhiroja 8
E premte
17:00 Penza – Trepça
E shtunë
14:30 Prishtina – Peja 03