25/11/2026
Gjyqtari nga Kosova, Ngadhnjim Shabani, ka marrë nominim nga FIBA për të ndarë drejtësinë në garat evropiane të basketbollit.
Shabani është nominuar për ndeshjen ndërmjet Besiktas të Turqisë dhe DSK Basketball, në kuadër të fazës së grupeve të FIBA EuroCup Women.
Takimi do të zhvillohet të mërkurën, më 25 nëntor, në Stamboll të Turqisë, nga ora 20:00 sipas kohës lokale.
Ky nominim është një tjetër dëshmi e përfaqësimit të gjyqtarëve të Kosovës në garat ndërkombëtare dhe e vazhdimësisë së angazhimit të tyre në arenën evropiane të basketbollit.