FBK vazhdon aktivitetet e programit “Hoops & Words”

FBK vazhdon aktivitetet e programit “Hoops & Words”

23/11/2026

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka vazhduar me realizimin e aktiviteteve në kuadër të programit “Hoops & Words”, duke organizuar aktivitetin e radhës në Çerdhen “Ardhmëria”, ku fëmijët përjetuan momente të bukura përmes lojës, mësimit dhe basketbollit.

Në një atmosferë të mbushur me buzëqeshje, energji pozitive dhe argëtim, fëmijët morën pjesë në aktivitete të ndryshme që ndërthurën ushtrimet e komunikimit dhe logopedisë me elementet bazike të basketbollit.

Përmes këtij kombinimi, programi synon të nxisë zhvillimin e aftësive komunikuese, sociale dhe motorike të fëmijëve, duke krijuar një mjedis gjithëpërfshirës, ku secili fëmijë ka mundësi të mësojë, të shprehet dhe të zhvillohet përmes lojës dhe aktivitetit fizik.

Aktiviteti u realizua në kuadër të iniciativave Basketball4Good dhe Global Youth Mobilization, të cilat promovojnë edukimin, zhvillimin personal dhe përfshirjen sociale të fëmijëve dhe të rinjve përmes sportit.

Përmes programit “Hoops & Words”, Federata e Basketbollit e Kosovës vazhdon angazhimin e saj për ta shtrirë ndikimin pozitiv të basketbollit përtej fushës së lojës, duke e përdorur sportin si një mjet të rëndësishëm për edukim, komunikim dhe zhvillim të hershëm të fëmijëve.

FBK mbetet e përkushtuar në zhvillimin e programeve që krijojnë mundësi të reja për fëmijët, duke dëshmuar se basketbolli është shumë më tepër sesa një lojë – është një mundësi për të mësuar, për t'u socializuar dhe për t'u rritur së bashku.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners