23/11/2026
Britney Seymour e Peja 03 është shpallur MVP e javës në Superligën e Femrave, pas një paraqitjeje të shkëlqyer, ndërsa në pesëshen më të mirë të javës dominojnë basketbollistet e Peja 03 dhe Bashkimit.
Seymour u dallua me një paraqitje të kompletuar, duke regjistruar “double-double” me 16 pikë, 15 kërcime dhe dy asistime, për indeksin më të lartë, 32, që i siguroi edhe çmimin e më të mirës së javës.
Në Top 5 të javës janë përfshirë tri basketbolliste të Peja 03 dhe dy të Bashkimit, të cilat u dalluan me paraqitjet e tyre individuale.
Camryn Hill e Peja 03 ishte koshashënuesja më e mirë e javës, duke realizuar 36 pikë, krahas dy kërcimeve dhe dy asistimeve, për indeksin 23.
Në mesin e pesë më të mirave është edhe Alexis Tolefree, po ashtu e Peja 03, e cila kontribuoi me 24 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime, duke regjistruar indeksin 19.
Paraqitje shumë të mira kishin edhe dy basketbollistet e Bashkimit. Aulona Muhadri realizoi 17 pikë, tetë kërcime dhe tri asistime, për indeksin 29, ndërsa Agnesa Rrahmani kontribuoi me 23 pikë, dy kërcime dhe gjashtë asistime, duke arritur indeksin 26.
Top 5 i javës në Superligën e Femrave
Britney Seymour (Peja 03) – 16 pikë, 15 kërcime, 2 asistime, indeksi 32 (MVP).
Camryn Hill (Peja 03) – 36 pikë, 2 kërcime, 2 asistime, indeksi 23.
Alexis Tolefree (Peja 03) – 24 pikë, 5 kërcime, 6 asistime, indeksi 19.
Aulona Muhadri (Bashkimi) – 17 pikë, 8 kërcime, 3 asistime, indeksi 29.
Agnesa Rrahmani (Bashkimi) – 23 pikë, 2 kërcime, 6 asistime, indeksi 26.