22/11/2026
Peja u rikthye te fitorja pas shtatë humbjeve radhazi që kishte pësuar në ProCredit Superligë. Verdhezinjtë fituan ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 80:88.
Kentrell Pullian kishte 27 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime te vendasit, kurse të mysafirët Xavier Johnson dhe Domenic Artis shënuan nga 24 pikë.
Peja ka tri fitore e shtatë humbje pas dhjetë ndeshjeve, kurse Vëllaznimi dy fitore e tetë humbje.