22/11/2026
KBF Peja 03 shënoi fitore ndaj Penzës me rezultat 86:70, në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Femrave.
Fitore me 16 pikë dallim për skuadrën e Peja 03 në derbin e skuadrave nga Peja, që ishte më e mirë në këtë përballje dhe fitoi me meritë.
Te vendaset Britney Seymour kishte 16 pikë e 15 kërcime, derisa Camryn Hill kishte 32 pikë, kurse te mysafiret më e mira ishte Nyshae Weaver me 18 pikë e 14 kërcime.
Peja 03 ka pesë fitore e një humbje, ndërsa Penza tri fitore e tri humbje.