22/11/2026
Trepça ka fituar derbin e javës së dhjetë të ProCredit Superligës ndaj Bashkimit me shifrat 61:50.
Në një sfidë interesante në Mitrovicë, vendasit kontrolluan lojën, duke fituar përballjen kryesore të kësaj xhiro.
Ja'cori Payne kishte 18 pikë për vendasit, derisa James Graham e mbylli ndeshjen me 13 pikë e 11 kërcime, kurse Shanon Shorter kishte 13 pikë e shtatë kërcime.
Pas dhjetë ndeshjeve, Trepça numëron tetë fitore e dy humbje, kurse Bashkimi shtatë fitore e tri humbje.